Bota

Çavuşoğlu: Kosova të dëbojë pjesëtarët e “Organizatës FETO”!

Ministri i Jashtëm Turk Mevlüt Çavuşoğlu, tha se shteti i tij mbështet fuqishëm dialogun politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Begjet Pacolli, Çavuşoğlu, tha se Kosova dhe Turqia kanë raporte të shkëlqyera bashkëpunimi. Sa i takon çështjes së “Organizatës FETO”, ministri turk ka deklaruar se ajo është një organizatë terroriste dhe Kosova nuk duhet të lejojë që ajo të shtrijë veprimtarinë e saj në Kosovë.