Showbiz

Covid-19 largon edhe më shumë Rihannën nga muzika, këngëtarja anulon lançimin e albumit të ri

Ylli i muzikës, Rihanna ka vendosur të mos jetë më e tillë.

Përfaqësues të artistes 32-vjeçare janë shprehur se ajo ka anuluar lançimin e albumit të saj të 9-të muzikor pasi dëshiron të përqëndrohet tek biznesi i kozmetikës.

Arsyeja është shumë e thjeshtë, aty ka më shumë para. Këngëtarja pritet të fitojë miliona dollarë më shumë sesa në muzikë për këtë arsye albumi i ri do të mbetet pezull pa një afat të caktuar.

Këtë vendim Rihanna e mori për shkak se pandemia e Koronavirusit ka paralizuar industrinë e muzikës.