Aktualitet

Deklarata e PE për Shqipërinë: Nëse doni negociatat kaloni Marrëveshjen e 5 Qershorit!

Në një deklaratë të përbashkët, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në PE David McAllister, Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos dhe Kryetari i Delegacionit Parlamentar për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis i kërkuan Parlamentit shqiptar që të miratojë sa më shpejt marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Ata shprehen se ndryshimi i marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit.