Politikë

Dekretimi i Ramës si ministër i Jashtëm, Meta: Kushtetuta është e para

Presidenti Meta u pyet sërish sot nga gazetarët nëse do ta dekretojë Kryeministrin Rama për postin e Ministrit të Punëve të Jashtme. Kësaj here, Meta u mjaftua me përgjigjen “Kushtetuta është e para”, duke shmangur komentet. Ndërkaq, edhe tre orë e ndan Kuvendin nga mbledhja në seancë të jashtëzakonshme. Në fokus është kalimi në votim i dekreteve për shkarkimet dhe emërimet në Qeveri. Sipas afatit kushtetues 7-ditor, Kryetari i Shtetit ka kohë deri të hënën, më 21 Janar.