Aktualitet

Deputetët gjermanë në Tiranë dhe Shkup, pas vendimit të Bundestagut për negociatat

Dy deputetë socialdemokratë gjermanë, Metin Hakverdi dhe Christian Petry do të vizitojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut pas vendimit të parlamentit gjerman për ti dhënë dritën jeshile çeljes se negociatave me BE-në. Lëvizja e Berlinit zyrtar konsiderohet e një rëndësie kyçe, sepse siç pohohet dhe nga dy ligjvënësit gjermane, ajo mund të ketë ndikim pozitiv edhe tek vendet e tjera, skeptike lidhur me zgjerimin.