Bota

Dita e zgjedhjeve në Afganistan, 28 të vrarë dhe 100 të plagosur

Të paktën 28 persona humbën jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi eksplozivësh gjatë mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, në Afganistan. Mediat bëjnë të ditur se një varg sulmesh me bomba tronditën zonën e Takhar në Afganistan. Mësohet se mes numrit të madh të viktimave ishin edhe zyrtarë të sigurisë dhe civilë ndërsa deri më tani asnjë grup terrorist nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.