Aktualitet

Donacionet për rindërtimin, Yuri Kim: Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore!

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, thotë se transparenca dhe përgjegjësia për fondet dhe donacionet për procesin e rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit janë thelbësore. Kjo është arsyeja, nënvizon ajo, pse donacioni amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.