Rajoni

Kryeministri i Kosovës Haradinaj paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Jep dorëheqjen e parevokueshme Kryeministri i Kosovës. Ramush Haradinaj tha se vendimi vjen pas thirrjes për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale që heton krimet e luftës. “Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jeni të parët që ju informoj. Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante, do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër t’i shërbej vendit. Dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë ai. Ramush Haradinaj ka qenë një nga ish Komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi kundër paramilitarëve serbë.  Më tej Haradinaj ka paralajmëruar edhe zgjedhje të parakohshme në Kosovë. “Përgjegjësia tani kalon te presidenti për të filluar konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve. I ofrohem prapë popullit për të marrë besimin. Nuk jam i akuzuar, por intervistohem. Garoj në zgjedhje edhe unë edhe subjekti im. Por s’kam mundur ta qoj shtetin dhe kryetarin e qeverisë sepse do t’ia rëndoja Kosovës dhe e kam marrë këtë vendim”, ka thënë Haradinaj i emocionuar. Në përfundimin e mbledhjes së Qeverisë, Ramush Haradinaj nënvizoi se taksa 100% ndaj Serbisë do të vazhdojë të mbetet.