Showbiz

E kritikuan për rënien në peshë, reagon Gigi Hadid

Supermodelja e famshme Gigi Hadid ka dhënë një fjalim prekës në konferencën “Forces of Fashion” ditën e kaluar.

Ajo ka përmendur kritikat e publikut dhe fansave të saj të cilat edhe pse nuk bëjnë sens për të ende e lëndojnë. 23-vjeçarja theksoi se pak vite më parë e dashuronte trupin e saj dhe format trupore që nxirrnin në pah fundshpinën dhe gjoksin e saj.

Edhe pse së fundmi ajo ka humbur një peshë të konsiderueshme, ende vazhdon ta dojë trupin e saj dhe po punon fort në palestër e me një dietë të pasur ushqimore që të rikthejë format e mëparëshme.

Në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, Gigi theksoi se arsyeja e humbjes së peshës së saj është “Hashimoto” një sëmundje autoimunitare. Pavarësisht gjithçkaje ajo këshilloi të gjitha modelet si edhe vajzat e reja të mos e urrejnë veten dhe trupin e tyre por ta pranojnë atë ashtu siç është dhe të kujdesen për veten.