Showbiz

Emilia Clarke zbulon se si ka luajtur skenat nudo në “GOT”

Në një intervistë radiofonike të dhënë së fundmi, aktorja e famshme Emilia Clarke ka zbuluar për herë të parë vështirësitë që hasi në setin e xhirimeve gjatë sezonit të parë të serialit “Game of Thrones”.

Kurr arriti të fitojë rolin e Daenerys Targaryen, Emilia ishte ende në shkollën e aktrimit dhe vendosi të bënte gjithçka për të startuar karrierën e saj si aktore.

Ylli britanik tregoi se kur mori për herë të parë skriptin e “GOT” pa se kleçka që t’i sillte shumë vështirësi ishin skenat nudo dhe ato të seksit. 33-vjeçarja i konsideroi ato si pjesë të punës por ama kur doli e zhveshur në set ndjesia ishte krejtësisht ndryshe.

“Mbaj mend që shkoja në tualet për të qarë më pas dilja për të xhiruar skenën. Ishin momente shumë të vështira këto për mua por në fund të ditës kjo ishte puna ime” -rrëfeu Clarke.