Aktualitet

Emri i Maqedonisë, reagon Rama: Gëzuar ditëlindjen, Republika e Maqedonisë Veriore

Kryeministri Rama ishte mes atyre që reaguan të parët për votimin në Shkup. “Gëzuar ditëlindjen Republika e Maqedonisë Veriore!, – shkruan Rama në “Tuiter”, ndërsa uroi homologun Zaev dhe të gjithë ata që luftuan për këtë moment historik. Gjithashtu, urimet i përcollën shefi i NATO-s, Stoltenberg dhe Eurokomisioneri i Zgjerimit, Hahn.