Showbiz

Eno Popi bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë Liv!

Moderatori i Top Channel dhe folësi i dashur i Top Albania Radio-s ditën e sotme është bërë baba për herë të parë.

Mes emocionesh u njoftua në “Live From Tirana” se partnerja e tij Atena Pali lindi një vajzë e cila u pagëzua me emrin Liv që do të thotë ‘jetë’.

Atena prej pak kohësh është larguar në Shtetet e Bashkuara ku do të sillte në jetë vogëlushen e tyre ndërkohë që pritet që Eno t’i bashkohet shumë shpejt 2 vajzave të tij, pasi momentalisht ndodhet në Shqipëri i angazhuar me punë. Ashtu si të gjithë miqtë dhe familjarët edhe stafi i TAR i uron vogëlushes Liv jetë të gjatë!