Showbiz

Elvana Gjata dhe Ledri Vula me një bashkëpunim të ri muzikor?!

Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati “Mike” e Elvana Gjatës, Ledri Vulës dhe John Shahu, këta dy të parët janë bërë sërish bashkë.

Dyshja e artistëve kanë performuar krah njëri-tjetrit në një koncert në New York ku nuk kanë lënë pa performuar edhe bashkëpunimin e tyre që u shndërrua në hitin e verës që lamë pas.

Pas “Mike” që u rendit e para javë pas jave në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare, Ledri dhe Elvana mund të jenë duke ‘gatuar’ diçka të re.

Pas koncertit në New York ata kanë postuar disa foto bardhë e zi krah njëri-tjetrit duke e shoqëruar të dy me diçiturën ‘Timeless’.

Të gjithë janë të mendimit se këngëtarët e famshëm janë duke bashkëpunuar për një prurje të re, megjithëse kjo mbetet ende për tu parë.