Bota

Filipine do të arrestojë këdo që përdor cigaret elektronike

Filipine do të arrestojë këdo që përdor cigaret elektronike në publik. Lajmi u dha nga vet presidenti kontrovers Rodrigo Duterte, i cili konfirmoi edhe rastin e parë në vend të dëmtimit të mushkërive që sipas tij lidhet me cigaret elektronike. Në këtë mënyrë, Filipine i bashkohet një numri në rritje të vendeve, që po marrin masa për të ndaluar përdorimin e cigareve elektronike, raporton Reuters.