FSHF merr vendimin: Ndeshjet do luhen, por me dyer të mbyllura

Federata e Futbollit njofton se “Aktiviteti futbollistik në Shqipëri do të vijojë sipas kalendarit zyrtar të parashikuar nga Sektori Garave, por ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura”. Në kuadër të masave të marra nga autoritetet për kufizimin e përhapjes së COVID-19/ës, kjo u vendos në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit të Emergjencës në FSHF. Federata kërkon mirëkuptimin palëve, si një vlerësim objektiv për situatën në cilën ndodhet vendi.