Aktualitet

Gjykata e Shkodrës vendos ekstradimin në Itali të Ilir Bajrit

Gjykata e Shkodrës vendosi të ekstradojë në Itali, Ilir Bajrin. Gjyqtari Sokol Shehu, lejoi ekstradim me kusht, për shkak se ky shtetas ka të regjistruar procedimin penal te Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Në këto kushte, Ilir Bajri nuk do të ekstradohet ne Itali, për aq kohe sa të jete e nevojshme për procedimin penal dhe gjykimin në themel të  çështjes. Pritet qe koha precize të përcaktohet nga Ministra e Drejtësisë.