Aktualitet

Grabitet prokuroria e Durrësit, ndërhyjnë në kamerat e sigurisë dhe dosjet e një prokurori

Grabitja në Prokurorinë e Durrësit, dyshohet të jetë vepër e një grupi të strukturuar kriminal. Ndërkohë që referuar regjistrimit të këtij procedimi, është fjala për ndërhyrje në sistemin kompjuterik të organeve shtetërore dhe zhdukje të fashikujve hetimorë. Hetimet vijojnë dhe për rastin e mëparshëm, ku po këtë muaj, në Durrës u grabit posta sekrete e organit të akuzës.