Bota

Hahn: Pa arrestimet e peshqve të mëdhenj, Shqipëria rrezikon negociatat me BE-në

Pa arrestimet e peshqve të mëdhenj, Shqipëria rrezikon procesin e negociatave me BE-në. Paralajmërimi i Komisionerit për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn vjen në një intervistë për të përditshmen gjermane Stuttgarter-Zeitung.  Megjithatë Hahn, saktësoi se, edhe pse Shqipëria ka bërë progres në reforma, rastet e korrupsionit deri më sot nuk kanë nxjerrë para drejtësisë peshqit e mëdhenj.