Rajoni

Haradinaj: AAK do të votojë për shpërndarjen e parlamentit në 22 gusht

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj tha se deputetët e tij do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht në seancën e jashtëzakonshme. Haradinaj e cilësoi të dëmshme për vendin nëse ndonjë subjekt politik i shmanget zgjedhjeve. Kryeministri i dorëhequr përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me LDK-në, LVV-në dhe PDK-në, ndërsa pohoi se ishte pro koalicionit me parti më të vogla siç janë Nisma, PSD e AKR.