Rajoni

Haradinaj shkarkon zv.Ministren e Drejtësisë nga rradhët e Listës Serbe

Ramush Haradinaj shkarkon zv.Ministren e Drejtësisë, Vesna Mikiç, nga rradhët e Listës Serbe. Në një postim në “FB”, Kryeministri i Kosovës bën të ditur se vendimi pason deklaratat e saj se “20 vjet më parë, bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi ishin genocid ndaj Serbisë e serbëve”. Sipas Haradinajt, “Të tilla pohime janë papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes”.