Rajoni

Vatikan, Haradinaj takon Papa Françeskun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës dyditore në Vatikan, u prit edhe nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Haradinaj njoftoi Papa Françeskun për zhvillimet politike në Kosovë, rrugën evropiane dhe euroatlantike. Gjithashtu mësohet se Haradinaj i ka përcjellur Papa Françeskut një letër – kërkesë, për pranimin, dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës. Takimi me dyer të mbyllura u bë në rezidencën e Atit të Shenjtë, në Vatikan.