Aktualitet Rajoni

Hoti në Tiranë: Njohje reciproke Kosovë-Serbi

Nga Tirana ku ndodhet në të parën vizitë si kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti rikonfirmoi gatishmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në konferencën për shtyp pas takimit me homologun Edi Rama, shefi i qeverisë së Prishtinës theksoi se “vendi ka institucione legjitime e do të marrë përgjegjësitë që i takojnë në bisedime, me synimin për njohje reciproke”. Pas anulimit të takimit të 27 Qershorit në Uashington për shkak të aktakuzave të Hagës ndaj presidentit Thaçi e ish-kryeparlamentarit Veseli, Hoti tha se ka biseduar me të dërguarin amerikan për dialogun, Riçard Grenell që të përcaktohet data e re.