Politikë

Ish-mesfushori i Barcelonës në telashe, dënohet me rreth 3 vite burg

Dy vite, tetë muaj dhe 15 ditë burg. Është ky dënimi i dhënë për ish-mesfushorin e Barcelonës, Arda Turan, i cili akuzohet si shkaktar i prishjes së qetësisë publike, mbajtje pa leje të armëve dhe plagosje me dashje. Lojtari i Basaksehir nuk do ta shikojë veten pas hekurave nëse nuk kryen një krim në pesë vitet e ardhshme, pasi një gjykatë turke shtyu zbatimin e aktgjykimit.