Bota

Izolohet zona përreth “Notre-Dame”

Niveli i lartë i hirit të plumbit që ka mbështjellë ndërtesa të tëra përqark katedrales së Notrëdamit ka detyruar autoritetet të marrin masa për izolimin dhe dezinfektimin e zonës. Qytetarët shprehen kritikë me organet vendore dhe neglizhencën e treguar në trajtimin e këtij problemi që kur vepra gotike u përfshi nga flakët më 15 prill. Mësohet se puna për restaurimin e katedrales është planifikuar të rinisë të hënën, ndërsa shkollat nuk do të hapen në shtator pa u pastruar plotësisht e gjithë zona.