Showbiz

Ja sa do shpenzojë Rihanna për shtëpinë e pushimeve, shifra është marramendëse

Këngëtarja e famshme Rihanna po bëhet gati për pushimet verore megjithëse fansat nuk e lënë rehat sa i përket lançimit të projekteve të reja muzikore.

Mësohet se bukuroshja nga Barbadosi ka marrë me qira një shtëpi luksoze për vetëm 2 muaj në mënyrë që të kalojë pushimet e qetë.

“New York Post” ka mësuar se 32-vjeçarja do të paguajë plot 415.000 dollarë për korrikun dhe gushtin për një rezidencë ku është xhiruar seriali televiziv “Kourtney And Khloe Take The Hamptons”.