Showbiz

Jay Z zbulon bisedën e fundit që pati me Kobe Bryant

Reperi i famshëm Jay Z në një intervistë të dhënë së fundmi tregoi mes lotësh dhe emocionesh bisedën e fundit që pati me legjendën e ndjerë të basketbollit, Kobe Bryant.

Jay Z emri i vërtetë i të cili është Shawn Carter tha se vetëm pak ditë para se vdiste ishte për drekë në shtëpinë e tij.

“Ditët e fundit ai ishte shumë i lumtur, krejtësisht i përkushtuar familjes së tij dhe vajzave të cilat i donte shumë. Me sytë që i shndërrisnin ai më tha ‘Duhet ta shohësh se si Gianna luan basketboll'” -tregoi reperi ende i lënduar nga humbja e tij.

Kujtojmë se Kobe Bryant humbi jetën në një aksident tragjik me helikopter së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe 7 miq të tjerë.