Sport

Kampionati i 2020-ës në Formula 1, ja çfarë deklaron “Mercedes”

Për Kampionatin e 2020-ës në Formula 1, “Mercedes” deklaroi sot se më 14 Shkurt do të hedhë në treg makinën e re “W11” për pilotët Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas. “Mercedes” ka fituar 6 titujt e fundit të konstruktorëve dhe vitin e kaluar Hamilton mori një titull të gjashtë botëror përpara Bottas-it. Tani, ai synon të kapë rekordin e 7 titujve të Michael Schumacherit.