Showbiz

Kanye West bën veprimin e papritur, poston video ku urinon mbi kupën e “Grammy”

Kanye West njihet si personazhi që gjithmonë shfaq hapur mendimet e tij dhe qasjet e tij rreth ngjarjeve të ndryshme globale.

Së fundmi, reperi i cili vuan nga bipolariteti ka bërë një veprim që i ka shokuar të gjithë. Ai ka regjistruar një video ku shihet duke urinuar mbi kupën “Grammy” dhe e ka postuar në Twitter, kjo jo pa qëllim.

Kanye i është kundërvënë industrisë së muzikës duke e konsideruar atë si ‘anijen moderne të skllavëve’. Kjo pasi në kontratat e nënshkruara të artistëve pjesën më të madhe të fitimit e marrin producentët dhe studiot e prodhimit.

Lodhja e këngëtarëve me performanca live dhe turne muzikore nëpër botë që zgjasin me vite nuk e justifikon pagesa që marrin që nuk mbullon dot jetën e tyre luksoze.

Kjo i shtyn ata të lidhen me sponsora dhe kompani të ndryshme për të promovuar produket e tyre ose për të qenë imazh në mënyrë që të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për veten e tyre.

Sa i përket Kanye West, video e tij është fshirë menjëherë nga Twitter dhe llogaria e tij në këtë rrjet social është bllokuar për 24 orë.