Showbiz

Kanye West debuton këngën e tij të re ‘Water’

Kanye performoi gjatë festivalit muzikor ‘Coachella’ në 29 prill 2019 në Indio të Kalifornisë.

Të ftuarit special gjatë koncertit të tij ishin Chance the Rapper, Teyana Taylor dhe DMX.

Gjatë paraqitjes së tij në ‘Coachella’ reperi debutoi për herë të parë projektin e tij më të ri muzikor të quajtur ‘Water’.

Edhe pse kënga u mirëprit nga publiku i pranishëm, kishte skeptikë të cilët mendonin se kënga ishte e papërfunduar.