Showbiz

Këngëtaret shqiptare mbyllin shfaqjen me një puthje në buzë

Ditën e sotme flitet vetëm për ceremoninë e ndarjes së çmimeve, “MTV VMA” e aq më tepër për dy këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Bukuroshet shkëqlyen me performancat e tyre në shfaqjen para spektaklit dhe më pas u shfaqën në tapetin e ceremonisë me veshje që tërhoqën vëmendjen.

Rita dhe Bebe kanë shkëmbyer edhe puthjen e tyre tradicionale në buzë si simbol i miqësisë së tyre të ngushtë. Pasi rrëmbeu një çmim për bashkëpunimin e saj me Avicii, “Lonely Together”, Rita nuk ka ngurruar të bëjë flamurin shqiptar me duar, prapaskene.