Aktualitet

Kërcënohet me jetë Drejtori i Përgjimeve në SHISH Dritan Tota

Kërcënohet me jetë Drejtori i Përgjimeve në SHISH dhe familja e tij. Denoncimi u bë në Prokurori nga vet Dritan Tota, i cili deklaroi para hetuesve se ka marrë mesazh nga një numër me prefiks të Kosovës. Ai kërkoi mbrojtje nga shteti, ndërkohë që kallëzimi është regjistruar si “Kanosje për shkak të detyrës”. Dyshohet se kërcënimi ka lidhje me arrestimet e të dyshuarve për terrorizëm para ndeshjes Shqipëri-Izrael.