Rajoni

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ja situata në 24 orët e fundit

Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima dhe 205 raste të reja infeksioni me Covid 19. Tre viktima janë nga Shkupi, një nga Dibra dhe dy nga Tetova. Me këto shifra, numri total i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 368 kurse numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 7.777 raste. Për momentin në vend janë 3493 raste aktive me Covid-19.