Bota

Kremlini hedh poshtë pretendimet se Trump është “agjent rus”

Zyrtarë të lartë rusë hodhën poshtë pretendimet se presidenti amerikan, Donald Trump mund të ketë punuar për interesat e Moskës, duke i cilësuar aludimet  si “absurde” dhe “të çmendura”. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se raportimet e mediave amerikane lidhur me këtë çështje reflektojnë një rënie drastike të standardeve të gazetarisë. Gazeta The New York Times raportoi javën e kaluar se FBI-ja po heton nëse Trump ka punuar për interesat e Rusisë.