Sport

Liga Profesioniste e Futbollit konferencë nesër në 11:00

Një Shqipëri pa futboll është ajo që po shohim këtë muaj, ku klubet e Superiores kërkojnë t’i japin fund njëherë e mirë problematikave të futbollit shqiptar. 4 propozimet e Ligës Profesioniste të Futbollit, të cilat janë premtime të lëna në harresë të vetë Kryeministrit Rama, vijojnë të mos përmbushen nga Qeveria shqiptare, duke e bërë të vështirë mbijetesën dhe zhvillimin e sportit në vendit tonë.

Liga Profesioniste e Futbollit do të prezantojë nesër propozimet ligjore për ligjin e sponsorizimit. Në një konferencë për shtyp në orën 11:00 ata do të prezantojnë dhe kërkesat e tjera drejtuar kryeministrit Rama. Konferenca do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania” me pjesëmarrjen edhe të presidentit të FSHF-së Armand Duka.