Sport

Luhet sot në orën 20:45, Moldavi-Shqipëri

 Kombëtarja Shqiptare e Futbollit përballet sot me Moldavinë në raundin e 8-të të ndeshjeve në “Grupin H” për eliminatoret e “Europianit të Futbollit 2020”t. Humbja e 11 Tetorit me Turqinë, praktikisht ka shuar çdo shpresë për kualifikim por ndeshjet e mbetura në grup do t’i shërbejnë trajnerit Reja të aktivizojë dhe aplikojë skema të reja loje për konsolidimin e skuadrës. Moldavi-Shqipëri nis në orën 20:45 dhe transmetohet në Kanalin Supersport 2 në Digitalb.