Rajoni

Maqedoni, Rusia vë në pikëpyetje mënyrën e ndryshimit të emrit

Rusia nuk është kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë dhe as bisedimeve me Greqinë, por vë në pikëpyetje legjitimitetin e procesit. Qëndrimin e shprehu sot Kryediplomati Sergei Lavrov. Në një konferencë shtypi në Moskë, la të kuptohet se marrëveshja Shkup-Athinë është rezultat i përpjekjeve amerikane, që të gjitha vendet e Ballkanit të hyjnë në NATO sa më parë, për të ndalur çdo lloj ndikimi rus në rajon.