Aktualitet

Mbledhja e Këshillit të Ministrave/ 3 ndryshime në qeverinë e Ramës

Këshilli i Ministrave ka vendosur emërimin e tre zëvendësministrave të rinj në kabinetin e qeverisë Rama. Kështu, Agron Tare është zyrtarisht zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë Nina Guga është emëruar zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë; si dhe Oltion Rrumbullaku, gjithashtu zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.