Politikë

Mbledhja e PD-së, Basha zbulon datat e protestave

Pak pas mbledhjes së kolegjit të kryetarëve të PD-së kreu i kësaj partie Lulzim Basha ka zbuluar eddhe strategjinë e opozitës së bashkuar. Lulzim Basha tha se: ‘Në datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e qeverisë. Në këtë protestë do të ketë bashkim dhe zemërim qytetar ndaj reagimit të papërgjegjshëm të kësaj klike kriminale. Akti që kemi marrë ne është pa kthim për opozitën, por është pa kthim edhe për Edi Ramën, siç e zbuluan edhe gazetarët investigativ italianë që Rama ka ndërmend të blejë zgjedhjet prap. Narko mafia po përgatitet për të blerë zgjedhjet e ardhshme, por opozita dhe qytetarët do të marrë të gjitha masat, protestë pas proteste. Largimi i Edi Ramës është misioni më i madh kombëtar i çdo shqiptari’- deklaroi ndër të tjera kreu i PD-së. Ndërkaq, duke nisur nga java e ardhshme, më 28 shkurt, e 7 mars do të organizohen protesta para parlamentit. “Protestat do të kenë për qëllim maksimalizimin e pjesëmarrjes qytetare, bashkimit dhe zemërimit qytetar”, u shpreh Basha.