Politikë

Meta takon Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë Chorba, ja për çfarë biseduan

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy A. Chorba, i cili po viziton Shqipërinë me ftesë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Presidenti Meta shpjegoi situatën aktuale politike në Shqipëri, si dhe nevojën e palëve për t’u rikthyer në dialogun politik për të zgjidhur krizën e paprecedentë që ka pllakosur vendin, si dhe organizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse të lira dhe të ndershme.