Bota

Mick Mulvaney emërohet Shef i Kabinetit i Presidentit Trump

Mick Mulvaney u emërua Shef i Kabinetit i Presidentit Donald Trump. Tashmë, ultra-konservatori bëhet drejtuesi i përkohshëm i një posti të vështirë brenda një administrate ku marrëdhëniet mes kolegëve mund të jenë shumë të tendosura. Drejtori i Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë do të zëvendësojë John Kelly-n. Gjenerali njoftoi largimin pas përplasjeve me Trump-in, me të cilin nuk komunikonte javët e fundit.