Bota

Moska i kundërpërgjigjet Londrës për rastin “Skripal”

Moska pretendon se “Agjenti nervor i përdorur në Angli për helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, doli nga një laborator britanik”. Në një intervistë për BBC-në, ambasadori rus në BE, Vladimir Chizhov tha se “lënda helmuese nuk është prodhuar në Rusi, por mund të ketë dalë nga “Porton Down”, kompleksi më i madh ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar, që merret me kërkimet mbi armët kimike”. Kryediplomati i Londrës, i cilësoi qesharake pretendimet.   Boris Johnson u shpreh se “kjo është një tjetër përpjekje e shtetit rus për të devijuar ngjarjen nga faktet”.