Showbiz

Ndërpret koncertin e saj, Offset i kërkon publikisht falje Cardi B

Që nga momenti që ata janë ndarë, Offset po bën të pamundurën që ish partnerja e tij Cardi B ta falë dhe të rikthehet bashkë me të.

Së fundmi ai ka ndërprerë performancën e saj në festivalin “Rolling Loud” në Los Angeles për t’i kërkuar falje publike. Ai shpenzoi rreth 15 mijë dollarë për buqeta të mëdha lulesh ku shkruhej: “Cardi më prano sërish“.

“Dua të të them para të gjithë botës se më vjen keq. Të dua, do të bëj gjithçka që të tregoj se unë jam këtu për ty” ,-ishin fjalët që ai i tha publikisht reperes së famshme së cilës duket se nuk i bënë aspak përshtypje.

Cardi B e largoi atë menjëherë nga skena dhe më pas nëpërmjet një video-je të postuar në Instagram u kërkoi fansave të saj që të mos tregojnë urrejtje kundrejt Offset pasi pavarësisht gjithçkaje ai është pjesë e familjes.

26-vjeçarja nuk zbuloi nëse do ta falë apo jo bashkëshortin e saj por u shpreh se ka nevojë për kohë dhe se nuk mund ta parashikojë të ardhmen.