Rajoni

Një i vdekur dhe 139 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1627 teste të realizuara 139 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 239 pacientë të shëruar, prej tyre më së shumti në Shkup- 132. Ndërsa një pacient 66-vjeç nga Ohri ka humbur betejën me virusin korona.Shkupi ka numrin me te larte te rasteve ditore me 30.