Showbiz

Një lajm i mirë për fansat e One Direction

Liam Payne ka kënaqur të gjithë fansat e One Direction duke konfirmuar se grupi do të bashkohet pas kësaj shkëputje të shkurtër.

Djemtë e grupit të suksesshëm janë ndarë nga njëri-tjetri që në fund të vitit të kaluar për t’ju dedikuar karrierave personale.

Një fans i është drejtuar me një pyetje këngëtarit 23-vjeçar në rrjetin social Twitter, duke shkruar: “A do të rikthehet sërish One Direction së bashku? dhe Liam menjëherë është përgjigjur: “Jam 100% i sigurt që ne do të rikthehemi”.