Lifestyle

Njihuni me macen me ‘vetullat’ më të veçanta, po ‘pushton’ internetin me fotot e saj

Cornelius Cornbread është një mace 4-vjeçare nga Nashville, Tenesi, e cila u bë e njohur për vetullat e saj që janë kthyer në modë.

Falë këtyre shenjave të bardha në ballin e saj, macja ka pushtuar internetin me foto. Sipas pronarit, Karen Mellette, Cornelius i ka pasur këto “vetulla” që kur ishte një kotele për shkak të mungesës së leshit në zonën midis veshëve dhe syve.