Showbiz

Nuk do të ketë më një Stan Lee të dytë, superheronjtë përcjellin në banesën e fundit krijuesin e tyre

Ditën e kaluar shkrimtari amerikan dhe ish-presidenti i “Marvel Comics” ndërroi jetë në një qendër mjeksore në Los Angeles në moshën 95-vjeçare.

Ai ishte krijuesi i superheronjëve më të dashur për publikun dhe personazheve që kurrë nuk do të vdesin si; Superman, Hulk, Iron Man, The Fantastic Four, Captain America dhe së fundmi Venom i interpretuar nga Tom Hardy.

Protagonistët e këtyre personazheve kanë shprehur keqardhjen e tyre nëpërmjet platformave sociale ku gjithashtu kanë shpërndarë momente të superheronjëve të Stan Lee, momente nga xhirimet si edhe foto vizatimore ku të gjithë superheronjtë mblidhen për të pëcjellë për në shtëpinë e fundit, artistin e madh.