Showbiz

Nuk ngrihen në këmbë gjatë këndimit të himnit kombëtar në “Super Bowl”, Jay Z dhe Beyonce shkaktojnë polemika

Të dielën që lamë pas ishte ndeshja e shumëpritur e “Super Bowl” që shënon edhe ngjarjen më të rëndësishme të futbollit amerikan.

E ftuara speciale për të kënduar live himnim e flamurit të SHBA ishte këngëtarja Demi Lovato e cila e priste me padurim këtë moment. Megjithatë, askush nuk foli për interpretimin e saj emocionues pasi vëmendja e publikut shkoi tek çifti i famshëm Jay Z dhe Beyonce.

Dyshja, së bashku me vogëlushen e tyre Blue Ivy ishin të vetmit në stadium të cilët nuk u ngritën në këmbë teksa po këndohej himni, “Flamuri i mbushur me yje”.

Qëndrimi i tyre i ftohtë erdhi si simbol proteste në lidhje me dështimin e SHBA-ve ndaj minoriteteve etnike. Sakaq, fansat dhe publiku i gjerë nuk e kanë pritur mirë këtë gjest duke shkakuar reagime të shumta në rrjetet sociale kryesisht në Instagram dhe Twitter.

Publiku e ka dënuar veprimin e artistëve duke e përshkuar si të turpshëm dhe të parespektueshëm.

Kujtojmë se rreth 4 vite më parë, vetë Beyonce ka qenë e ftuara speciale për të performuar gjatë pushimin të ndeshjes, pra në shfaqjen e shkurtër të quajtur “Super Bowl Half Time Show”.