Politikë

Pas braktisjes së Kuvendit, Basha mbledh aleatët

Pas debateve në Kuvend dhe braktisjes së seancës së jashtëzakonshme ku u votuan emrat e rinj të kabinetit qeveritar të dekretuar nga Presidenti i Republikës, Partia Demokratike ka mbledhur në selinë Blu, aleatët. Mësohet se po diskutohen për hapat në vijim të opozitës për largimin e kryeministrit Rama. Më herët Kryedemokrati Basha deklaroi se kjo qeveri është tradhëtare e shqiptarëve dhe duhet rrëzuar me çdo kusht nga Pushteti.