Bota

Përmbyset tramvaji në Lisbonë, 28 të plagosur

Të paktën 28 persona u plagosën pasi një tramvaj në Lisbonë doli nga binarët dhe u përmbys. Shumica e të lënduarve u dërguan në spital pas incidentit, por asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë. Sipas raportimeve, tramvaji doli nga binarët në një kthesë në pjesën e poshtme të një kodre të pjerrët, përpara se të përplasej me një ndërtesë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.