Politikë

Mbyllen hetimet ndaj Kryeministrit, Basha: Rama dhe krimi, mbi ligjin!

Kreu demokrat Lulzim Basha reagoi në lidhje me pushimin e hetimeve ndaj kryeministrit Rama pas depozitimit të padisë nga ana e opozitës. Basha shkruan se ky vendim tregon se Rama dhe krimi janë mbi ligjin. Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin.